970×90
970×90

Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët

Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, deklaroi se shumica shqiptare i ka kthyer shpinën Lëvizjes Vetëvendosje dhe se opozita ka marrë besimin për të formuar qeverinë e re.

Në konferencën e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Hamza tha se PDK nuk do të bashkëpunojë me LVV-në, duke e akuzuar atë për kërkimin e “pushtetit absolut” dhe për mungesë të programit politik. Ai theksoi se zgjedhjet e fundit kanë treguar qartë vullnetin për ndryshim dhe se partia e tij do të punojë për të krijuar një qeveri që reflekton këtë vullnet.

“Ne do t’i japim qytetarëve qeverinë që ata e kanë votuar. Nuk do të ketë koalicion me LVV-në,” tha ai, duke shtuar se partia e parë ka të drejtën e tentimit për krijimin e qeverisë, por nëse dështon, opozita është e gatshme të marrë përgjegjësinë

Related posts