970×90
970×90

Bebe Rexha shfaqet në poza joshëse nga kuverta e jahtit

Bebe Rexha shfaqet në poza joshëse nga kuverta e jahtit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me të dashurin e saj, Keyan Safyari.

Çifti përmes rrjeteve sociale kanë ndarë me ndjekësit e tyre imazhe të përbashkëta, ku shihen në një jaht luksoz duke shijuar çaste të këndshme së bashku.

Ndër të tjerash, 32-vjeçarja publikoi për 10.7 milionë ndjekësit e saj disa poza atraktive në InstaStory, ku dukej mjaft tërheqëse në kuvertën e jahtit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi, këngëtarja e hitit “I’m a mess” dukej vërtet tërheqëse ndërsa shijonte rrezet e diellit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha në anën tjetër kohëve të fundit është duke shijuar një sukses të këngës “Break my heart myself”.

Kjo pasi një grup koreano-jugor i quajtur Itzy Yeji & Ryujin realizuan një ‘cover’, duke realizuar një koreografi nën ritmet e kësaj kënge.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Si rrjedhojë, videoja e cila në YouTube ka marrë afro 20 milionë klikime, ka ndikuar që kënga në fjalë të ketë një ringritje në kontinentin aziatik.

“Break my heart myself” është kënga e parë e albumit të saj ‘Better Mistakes’, të cilin ajo e publikoi vitin e kaluar.

Related posts