
Bebe Rexha është fotografuar në bikini nga plazhet e Puerto Ricos, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka pozuar edhe veshur me një palë bikini kuq e zi, ndërsa ka treguar linjat trupore pa hezitim.
Meqë shumë herë është komentuar pesha e saj, Bebe ka vendosur që edhe këtë herë të tregojë se nuk i merr parasysh ato që ia thonë.
“Unë duket se duhej të bëja fotoshop barkun tim dhe ta bëja të duket i sheshtë. Ndoshta duhej t’i bëja fotoshop këmbët e mia t’i bëja të duken më të holla. Ndoshta duhej të bëja veten me fotoshop të dukem më e gjaë dhe t’i bëja këmbët më të holla. Por, nuk e bëra. Kështu duket një grua e vërtetë në Instagram pa fotoshop”, ka shkruar ndër të tjera Bebe.