970×90
970×90
970×90
970×90

Beatrix Ramosaj ngrit temperaturat me videon e postuar në Instagram

Beatrix Ramosaj ngrit temperaturat me videon e postuar në Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, shpesh edhe imazhe me përmbajtje provokuese.

Në një nga videot e fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, Ramosaj ka dashur të ndajë me fansat e saj një nga seancat e përditshme të jogës.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

E teksa bënte joga, ajo nuk ka hezituar që edhe të vërë në pah linjat e saj atraktive të trupit, për të cilat kujdeset maksimalisht.

Në video shihet edhe si qenushja e saj i afrohet në momentin që ajo nis seancën e jogës, duke e shpërqendruar dhe duke mos e lënë atë ta përfundojë sesionin e saj.

“Qenushja ime vendosi që ajo donte të bënte joga me mua këtë mëngjes”, shkroi Beatrix në mbishkrimin e videos.

Bukuroshja Ramosaj përndryshe ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, ndryshe nga vëllai i saj, Albani, i cili së fundmi fitoi edhe festivalin prestigjioz Kënga Magjike me këngën e tij, “Thikat e mia”.

https://www.instagram.com/reel/CQdFd09Ak0Z/?utm_medium=copy_link

Related posts