Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj është shumë e pëlqyer nga fansat për këngët e saj.
Ka kohë që ajo nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Jo pak herë, Ramosaj është bërë temë e medieve edhe për paraqitjet e saj provokuese.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive teksa vë në pah linjat trupore.
Kësaj here fokusi i Beatrix-ës kanë qenë pasqyrat, pasi ka zgjedhur një ambient me pasqyra për të marrë poza.
“Pasqyrë moj pasqyrë”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e njërës prej fotografive, duke iu referuar kështu frazës nga përralla e famshme për fëmijë, “Borëbardha”.
Komentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/