970×90
970×90
970×90
970×90

BE-ja pritet të investojë 28 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, Hoti e quan lajm fantastik

BE-ja pritet të investojë 28 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, Hoti e quan lajm fantastik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli ka sjellur një lajm të madh për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Hoti ka thënë se komisioneri Varheyli ka sjellur lajmin për Planin e investimeve dhe Rimëkëmbjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 28 miliardë euro.

“Komisioneri ka sjellë një lajm fantastik dhe shumë të madh për Ballkanin Perëndimor por edhe Kosovën, të Planit të investimeve dhe Rimëkëmbjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë28 miliardë euro, prej të cilave 9 miliardë janë grante. Ky është lajmi kryesor që Komisioneri sjell sot në Prishtinë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se projektet që kanë propozuar si Qeveri janë përfshirë në këtë plan.

“E them me shumë kënaqësi që projektet që kemi propozuar si Qeveri, për tu bërë pjesë e këtij plani janë përfshirë plotësisht, përfshirë këtu autostradën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdare, gazpërquesin nga Maqedonia e Veriut, trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, e projekte tjera..

E falënderoj komisionerin dhe BE-në për ndarjen e 50 milionë eurove si ndihmë financiare për Kosovën dhe bizneset”, u shpreh Hoti.

Hoti shtoi se janë të vendosur për të quar përpara reformën e agjendave evropiane.

Related posts