970×90
970×90

BE-ja kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë

BE-ja kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Duke e quajtur shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.

Ajo ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i heqë menjëherë këto vendime, transmeton lajmi.net.

Kjo e përkeqëson situatën pas vendosjes fillestare të rritjes së taksave prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet t’i heqë menjëherë këto vendime”, ka përfunduar Mogherini.

Për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe pala serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur në takim ambasadorët e Kuintit, si dhe atë të Kinës dhe Rusisë për të diskutuar rreth kësaj çështje.

Related posts