970×90
970×90

BBV2/ Fjalori dhe sjellja e konkurentëve, reagon psikologia Lekli: Institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë, po shkelet etika mediatike!

BBV2/ Fjalori dhe sjellja e konkurentëve, reagon psikologia Lekli: Institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë, po shkelet etika mediatike!

Nga Marsela LEKLI, psikologe

Me formatin televiziv të “Big Brother Vip 2 Albania”, shqiptarët po shpërfaqin afeksionin e tyre ndaj një fenomeni që nuk ka lidhje aspak me vlera dhe modele adaptuese, por kanë shndërruar në trendin e tyre qasjen ndaj karaktereve me probleme të theksuara në etikës dhe në sjellje.

Ky format ka “Big Brother-izuar shoqërinë, duke e vënë në kurthin e ngritur nga produksioni, të cilit nuk i intereson aspak për çdo gjë që ndodh aty brenda e transmetohet në ekran, pasi për autorët është e mëse e pranueshme dhe justifikohet me frazën “është një reality, gjithçka mund të ndodh”, por a është e pranueshme për ne si shoqëri, të fokusohemi në këtë palaçollëk televiziv, duke u çfokusuar nga çdo gjë tjetër që ndodh përreth dhe për cilin kemi aq shumë nevojë të flitet dhe të ulëritet.

Fjalori komunikativ i një zhargoni të ulët, të padenjë pës statusin që i japin vetes të ashquajturit VIP-a, dramaciteti konfliktual me përmbajtje rrugaçërore, si dhe shumë elementë të tjerë, e bëjnë këtë “reality show” një programacion keqedukues.

Në kushtet kur ky reality dhe ky format është kaq i ndjekur nga çdo lloj grup moshe, duhet të respektohen disa rregulla që të mos lëndojnë etikën dhe ndjeshmërinë e askujt, të paktën kur transmetimi është në një orar prime time dhe në free accsess, ndaj dhe institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë, duke disiplinuar këto formate që po injektojnë modele hardallisëse.

Related posts