
“Një proverbë thotë se një njeri ka frikë nga pushka e mbushur, ndërkaq që dy frikësohen kur ajo është e zbrazët”, nis ky artikull i BBC në serbisht.
Ai është i frikësuar nga ai drejt të cilit është kthyer arma, sepse nuk e di nëse ajo është e mbushur, dhe është i frikësuar nga ai që e mban armë, sepse ai e di këtë fakt.
Diçka e ngjashme po ndodh edhe me planin e autoriteteve kosovare për transformimin e FSK-së në Ushtri, e cila ka shkaktuar reagime të mëdha në Serbi.
Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi tre projektligjet për mandatin e FSK-së.
Histori e shkurtër e FSK-së
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë pasuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një organizatë guerile e cila pas përfundimit të konfliktit më 1999 u çarmatos dhe u shpërbë.
Në mënyrë që disa nga pjesëtarët e UÇK-së të jenë ende aktiv, u formuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës(TMK), me një mandat të ngjashëm me atë të FSK-së së sotme. Në krye të tyre ishte Agim Çeku, ish gjeneral në UÇK.
Trupat Mbrojtëse të Kosovës u shpërbënë më 2009. Në të njëjtin vit u formua Forca e Sigurisë së Kosovës, më së shumti nga kuadro të reja të cilat nuk ishin në luftë gjatë konfliktit. E njëjta kishte rreth 5 mijë pjesëtarë.
Shumë prej serbëve lanë këtë forcë pas transformimit në FSK.
FSK është e pajisur me armë të lehta. Ajo gjithashtu ka disa vetura luftarake të cilat janë donacion nga Turqia.
Së shpejti do të formohet edhe ministria e Mbrotjes, e cila nuk ka ekzistuar më parë.
Kjo në fakt është kundër procedurës së rregullt, në bazë së së cilës fillimisht nevojiteshin dy të tretat.
Zhurmat e shkaktuara
Reagimi i Beogradit ishte i pritshëm. “Është diçka e cila shkakton frikë”, tha presidenti Aleksander Vuçiq, i cili shtoi se “situata është shumë e vështirë për ne”.
Ministri i mbrojtjes, Aleksander Vulin, tha se “lëvizja e Prishtinës rrezikon paqen dhe sigurinë e regjionit”, dhe se sipas tij ushtria e Kosovës konsiston në “terroristë të armatosur”.
Reagime të njëjta erdhën edhe nga zyrtarët e tjerë të shtetit, si dhe tabloidet e mbushura me tituj, “Shqiptarët duan luftë”.
Gjatë asaj kohe, presidenti dhe kryeministri i Kosovës dhanë disa deklarata triumfatore.
“Sa krenarë jemi sot për vajzat dhe djemtë tanë në uniformë”, shkroi Thaçi.
Ndërkaq që kryeministri Haradinaj tha se formimi i Ushtrisë është një hap më afër konsolidimit të shtetit të Kosovës.
Kosovën e uroi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Lavdi martirëve të Kosovës, dhe e bekuar qoftë ushtria e Republikës së Kosovës”, shkroi Rama.
Fotografinë që ai shprëndau, të përbërë nga ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe ata të FSK-së, nuk është në vijë me parimet se një ushtri e re do të jetë “multietnike”.
Çfarë thonë rusët?
Reagimet nga bota ishin të ndryshme. Shtetet që njohin Kosovën, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëshëm mbështeten idenë që Kosova do të ketë ushtrinë e saj në të ardhmen, megjithë preferencat e tyre që kjo të bëhet përmes kushtetutës.
“Tranzicioni i FSK-së në Ushtri të Armatosur është një proces që konsumon kohë. Uashingtoni do të kujdeset që kjo të bëhet në një mënyrë që kontribuon në paqen rajonale dhe stabilitetin”, tha sekretari i departamentit të shtetit, Matthew Palmer në një vizitë në Beograd.
Misioni i NATO-s, KFOR-i, ka bërë të ditur që përkrah mandatin actual të FSK-së, duke lënë të kuptohet që nuk e përkrah transformimin.
Kjo është logjike, sepse NATO e ka monopolin në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, dhe formimi i një ushtrie do të komplikonte mandatin e saj.
Siç pritej, Moska shpreh kundërshtimin e saj.
“Formimi i Ushtrisë së Kosovës, në mënyrën se si është bërë, është një faktori i madh i jo stabilitetit në Evropë”, u shpreh Maria Zaharova.
Çfarë në të vërtetë ndryshon?
Në të vërtetë, asgjë.
Ashtu siç komandanti i KFOR-it, Salvatore Coucci shpjegoi para disa muajve, duhen 10 vjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Duke konsideruar se FSK është komplet e varur nga NATO dhe partnerët e SHBA-ve kur kemi të bëjmë me trajnimet, pajisjet dhe kapacitetin, atëherë është e qartë se intensiteti i transformimit do të varet nga ta, dhe jo nga Qeveria e Kosovës.
Kjo është pikërisht ajo që Palmer tha, pra “Washingtoni do të përkujdeset që kjo të bëhet në një mënyrë që do të sigurojë paqe dhe stabilitet rajonal”.
Por edhe nëse Ushtria formohet nëser, formati i pesë mijë ushtarëve aspak nuk mund t’i afrohet superiorietit të Ushtrisë së Serbisë.
Dhe kur bëhet fjalë për serbët e Kosovës, të cilët po mundohen që dhunshëm të integrojnë komunat serbe, eksperiencat tregojnë se ata nuk janë kërcënim për forcat e armatosura legale të Kosovës, përfshirë edhe policinë, më shumë se sa grupet dhe persoant e dhunshëm.
Kjo ishte qartë e dukshme më 17 mars 2004, kur disa mijëra serbë u dëbuan nga qytetet dhe enklavat në jug të Ibrit, si dhe në serinë e konflikteve rreth urës së Mitrovicës.
Për këtë arsye, kërcënimi ndaj Ushtrisë së Kosovës, është kërcënim ndaj një arme të zbrazët, fakt të cilin Prishtina dhe Beogradi e dijnë shumë mirë.
Ato nuk janë të frikësuara nga njëra tjetra, mirëpo atmosfera e tyre tensionuese ka shkaqe politike.
Frika nga pala e tretë – në këtë rast qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, e cila nuk ekziston aspak, deri në luftë, përfundon artikulli i BBC. /lajmi.net