970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Baton Haxhiu: Përveç Kurtit, edhe Haradinaj dhe një tjetër kanë faj të madh, priten pasoja të mëdha nëse themi “JO”

Baton Haxhiu: Përveç Kurtit, edhe Haradinaj dhe një tjetër kanë faj të madh, priten pasoja të mëdha nëse themi “JO”

Sipas gazetarit Baton Haxhiu, jo vetëm Albin Kurti ka faj për pozitën e Kosovës në procesin negociator.

Haxhiu ka vazhduar avokimin e tij për të pranuar Propozimin Evropian. Por, kur foli për dëmtimin e pozicionit të Kosovës, ai i hodhi faj të paktën dy kryeministrave përveç Kurtit megjithëse nuk i përmendi me emër.

Ky është komunikimi që kishte me moderatorin Leonard Kërquki gjatë emisionit Pressing.

E dimë kush e ka fajin, faj edhe më të madh se Albin Kurti. E dimë, se po pritoj me polemizu…” – tha z. Haxhiu.

“Ramush Haradinaj?” – e pyet moderatori.

“Jo vetëm ai, edhe një tjetër!” – thotë Haxhiu.

“Cili, Isa Mustafa?” – e pyet sërish moderatori.

“Jo, ai është në rregull. Është edhe një tjetër.” – shprehet ai.

Megjithatë, ai e mohon se ishte fjala për Hashim Thaçin.

“Për mu, z. Kurti në ditën kur shkon në Ohër duhet të jetë i gatshëm ta thotë “PO”-në.” – vazhdoi Haxhiu në fjalën e tij.

Haxhiu foli edhe për pasojat eventuale që mund t’i kishte Kosova në rast se refuzonte, dhe kur u pyet për gjëra konkrete i dha moderatorit Kërquki një dokument.

“Kosova mund të shohë prapakthim në disa fusha,”– lexohej mes tjerash ai.

Related posts