![Baton Haxhiu: Me pranimin e planit franko-gjerman, Kurti pranoi edhe Asociacionin](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/2B71A548-32E0-4537-817F-51549D27069C.jpeg)
Gazetari dhe opinionisti Baton Haxhiu, thotë se plani franko-gjerman ka në pikën e 9-të edhe themelimin e Asociacionit.
Ai beson se kryeministri Kurti, me pranimin e planit franko-gjerman, e ka pranuar edhe themelimin e Asociacionit.
“Kur thuhet ne e pranojmë, për ata që e dinë se cfarë ka brenda marrëveshja, që ne nuk e dijmë, pika 9 flet për Asociacionin. Fakti që Asociacioni është në një pikë, kur e pranon planin franko-gjerman, e pranon edhe Asociacionin”, – ka thënë ai në T7.
Haxhiu mendon se tani pyetja qëndron tek fakti se si do të prezantohet para popullit themelimi i këtij Asociacioni nga Kurti.
“Tash pyetja është se si e shet tek publiku. Meqenëse e kanë quajtur Zajdenicë dhe i ka sulmuar politikisht paraardhësit e vet, Kurti do të mundohet që emrin e Zajednicës ta zbusë”, tha Haxhiu.
Ai po ashtu shtoi se nuk ekziston asnjë dokument ku është kërkuar reciprociteti në trajtimin e minoriteteve në të dy shtetet.
Ndryshe, kryeministri Kurti ka thënë se e sheh propozimin si “një bazë të mirë” për të ecur para me diskutime.