970×90
970×90
970×90
970×90

Bastoret do ti organizoj vetëm shteti jo privatët

Bastoret do ti organizoj vetëm shteti jo privatët

Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar projektligjin për Lotarinë e Kosovës, që parashehkthimin e lojërave të fatit në Kosovë që ishin ndaluar në prill të 2019.

Në këtë propozim ligji parashihet që pasë miratimit, të shfuqizohet ligji për ndalim e lojërave të fatit.

Përmes këtij projektligji, do të jetë Qeveria e Kosovës ajo që do t’i organizojë lojërat e fatit dhe askush tjetër nuk do të ketë të drejtë ta kryer këtë veprimtari, përveç shtetit.

“Në kapitullin e tretë të këtij Projektligji rregullohen çështjet e funksionimit të Lotarisë, ku përcaktohet që Lotaria ka subjektivitet juridik dhe ekskluzivitet në organizimin e lojërave të fatit, pa të drejtë delegimi apo autorizimi të subjekteve tjera”, thuhet në dokumentin shpjegues të Qeverisë së Kosovës për Projektligjin për Lotarinë.

Kjo thuhet edhe në nenin 17 të këtij Ligji kur flitet për “Ekskluzivitetin e Lotarisë për lojërat e fatit”.

“Lotaria është institucion i vetëm në Republikën e Kosovës e cila ka autorizim për organizimin e lojërave e fatit në Republikën e Kosovës”, thuhet në paragrafin e parë të nenit 17.

Tutje thuhet se Qeveria e Kosovës, si aksionari i vetëm i Lotarisë, nuk ka të drejtë t’i delegoj askujt organizimin e lojërave të fatit.

“Lotaria e Kosovës nuk ka të drejtë t’ia delegojë organizimin e lojërave të fatit ndonjë institucioni apo subjekti tjetër”, thuhet në paragrafin 2 të nenit 17 të këtij projektligji.

Tutje, përmes këtij projektligji specifikohet se asnjë institucion tjetër publik, person fizik apo juridik në Republikën e Kosovës nuk do të ketë të drejtë të organizojë lojëra të fatit.

Qeveria e Kosovës do të jetë aksionari i Lotarisë, ndërsa ajo do të mbikëqyret nga Bordi i Lotarisë së Kosovës.

“Këto dispozita përcaktojnë që Qeveria e Republikës së Kosovës është aksionar i Lotarisë së Kosovës dhe organin mbikëqyrës i Lotarisë është Bordi i Lotarisë”, thuhet në dokumentin e projektligjit.

Sipas këtij projektligji që është shkruar në gusht të këtij viti, Qeveria planifikon që në kuadër të Lotarisë t’i kategorizoj këto veprimtari.

“Lojërat numerike, Lotaria instant/ekspres, prognozat sportive, bastet në numra apo ngjarje tjera dhe Lojtarë tjera të ngjashme ku rezultatet bazohen në rastësi”, do të jenë lojërat e fatit që pritet të organizohen nga ana Lotarisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës përmes këtij projektligji thotë se do të dalë garant për pagesën e fitimeve.

“Pagesa e fitimeve nga lojërat e fatit të cilat i organizon Lotaria garantohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në paragrafin 2 të nenit 19.

Në prill të vitit të kaluar, qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj kishte dërguar në kuvendin Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Ky ligj ishte votuar nga Kuvendi.

Që nga ajo ditë, lojërat e fatit në Kosovë ishin bërë ilegale dhe Policia e Kosovës kishte kryer arrestime të shumta për personat që kishin organizuar lojëra të fatit.

Para pak javësh, një aksion i Policisë i zhvilluar në fshatin kufitar të Kamenicës, Karaqevë asgjësoi disa objekte, në të cilën dyshohej se bëhej organizimi i lojërave të fatit.

Related posts