Sot janë kryer tri bastisje në veri në lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit në Basnjskë.
Kështu ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elashani.
Elshani ka thënë se në këtë rast nuk ka pasur asnjë incident dhe as të arrestuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai nuk ka specifikuar se çfarë është sekuestruar, por thotë se bastisjet kanë të bëjnë me ngjarjet në Banjskë të 24 shtatorit.
Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.
Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, disa nga të cilët më pas u liruan.
Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.
Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, pronat e të cilit janë sekuestruar.
Pas këtij sulmi NATO-ja ka rritur praninë në Kosovë, duke dërguar trupa shtesë.