970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Bastiset një objekt në qendër të Prishtinës, dyshohet se ofronte shërbime ilegale mjekësore

Bastiset një objekt në qendër të Prishtinës, dyshohet se ofronte shërbime ilegale mjekësore

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar për një bastisje që e kanë kryer në një objekt në qendër të Prishtinës, përcjell gazetaprojekti

Në komunikatë thuhet se ka dyshime qe në atë objekt janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, thuhet në njoftim.

Prokuroria dhe Policia kanë thënë se për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftojnë me kohë.

Related posts