Njësitë policore të Kosovës janë parë sot në objektin e Ministrisë e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sipas raportimeve, aty është duke u zhvilluar një bastisje, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.
Kjo bastisje po bëhet nga Njësia e Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës.
Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.