
Bashkimi ka demoluar Pejën duke e mposhtur me rezultatin 79:105.
Prizrenasit ishin të papërmbajtshëm në pjesën e dytë të këtij takimi.
Vukcevic ishte më i dalluari te Bashkimi, duke realizuar 34 pikë.
Edhe Hoehn pati paraqitje të mirë, duke shtuar 18 pikë për skuadrën e tij, por edhe Carter me 26 sosh.
Te Peja më i dalluari ishte Cartwright me 24 pikë, si dhe Drilon Hajrizi me 22. Dardan Berisha numëroi vetëm 11 pikë.
Kështu, Bashkimi siguron gjysmëfinalen e Superkupës kurse Peja mbaron këtu aventurën.