
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sanksione të reja kundër Rusisë.
“Sanksionet e reja të BE-së do të gërryejnë rëndë ekonominë e Rusisë”, garantoi presidentja gjatë fjalës së saj.
Bashkimi Evropian do t’i japë fund skemës së pasaportave të arta, e cila u lejon rusëve të pasur dhe familjeve të tyre të marrin nënshtetësinë evropiane.
“Ne angazhohemi të veprojmë kundër njerëzve dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse”, thuhet në deklaratën e saj.
Ndër të tjera, ajo njoftoi se bankat ruse të cilat janë sanksionuar më parë do të shkëputen nga SWIFT.
Ndërsa, bankat e tjera ruse nuk do të preken.
Von der Leyen deklaroi se do të ketë kufizime në bankën qendrore të Rusisë.
Presidentja e KE-së paralajmëroi dhe nisjen e task forcës transatlantike.
Këto sanksione, sipas presidentit, në koordinim me SHBA, MB, Francë, Gjermani, Itali dhe Kanada.