970×90
970×90

Bashkim Ramosaj vizitë në Amerikë, pritet nga zv.Sekretari i Iowa-së

Bashkim Ramosaj vizitë në Amerikë, pritet nga zv.Sekretari i Iowa-së

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka bërë me dije se është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit të IOWA-së, Michael Ross.

Ramosaj tha se me Ross ka folur për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjellë.

“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të takohem me zv. Sekretarin e Shtetit të IOWA-së, z. Michael Ross. Ku diskutuam shumë çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjellë mes nesh. Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Related posts