
Vala e mërgimtarëve që po vijnë në vendlindjen e tyre ka nisur qysh nga 15 korriku.
Edhe këtë vit një numër i madh i tyre po zgjedhin trafikun urban për të ardhur në Kosovë. Derisa si gjithmonë ballafaqohen me pritje në pikat kufitare.
Por, kjo pasdite duket më e qetë sa i përket pikave më të afërta me Kosovën.
Përmes kësaj video live, mund të shihni katër pikat kryesore: Serbi – Maqedoni e Veriut, Hungari –Serbi, Kroaci – Serbi dhe Maqedoni e Veriut – Serbi, e kjo fundit duket të jetë më e ngarkuar se të tjerat.