
Lideri i Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, gjatë tubimit elektoral në Shtime ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Knudsen Augestad.
Kjo është hera e parë që Kurti është shoqëruar gjatë kësaj fushate nga gruaja e tij.
Bashkëshortja e Kurtit i ka qëndruar pranë gjatë parakalimit që ai dhe Vjosa Osmani e bënë bashkë me simpatizantë në rrugët e Shtimes.