970×90
970×90

Bashkëpunimi mes Shqiptarëve

Bashkëpunimi mes Shqiptarëve

 

Bashkëpunimi mes shqiptarëve të shpërndarë në pesë shtete, është domosdoshmëri i kohës e jo vetëm dëshirë! Situata gjeopolitike dhe paqartësitë aktuale, duhet të shërbejnë si këmbanë alarmi dhe rizgjimi kombëtar! Shqiptarët duhet të ulen rreth një tryeze të përbashkët ku do ti bashkojnë qëndrimet politike të cilat do të shërbenin si strategji kombëtare politike. Shqiptarët duhet të unifikohen rreth një hapësire politike të përbashkët në marrëdhënie ndërkombëtare e diplomaci, duhet të lidhin një traktat sigurie e mbrojtje Shqipëri – Kosovë, do duhej një bashkëpunim më i madh në aspektin kulturor e arsimor që të ngritet vetëdija kombëtare, politika të përafërta ekonomike e tregtare që të kemi treg të përbashkët ekonomik.
Shqiptarët duhet të flasin si një popull e jo si shtete apo individë të përçarë! Mjedisi natyror, historik, politik duhet të shkon drejt integrimeve brendashqiptare krahas tjerave. Në aktualitetin e sotëm ndërkombëtar vlejnë parimet e real politikës ku kryesorja është fuqia ekonomike dhe ushtarake, prandaj kur flasim si një popull shqiptar me mbi 6 milion banorë, mund të faktorizohemi në Ballkan në të kundërten popujt fqinjë e ata më të mëdhënjë në numër e fuqi nuk do të na pyesin fare për çështjen dhe identitetin tonë kombëtar! Më mirë të paraprijmë fatin tonë ne se sa të huajt, kur ti bashkojmë kokat do ti bashkojmë edhe tokat.
Lorik Lipoveci

Related posts