
Me datë 29 janar 2019 në Prishtinë, u mbajt konferenca solemne me rastin e shpalljes së Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014 – 2020.
Udhëheqësja e Strukturës operative në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Rozafa Ukimeraj, i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoj se bashkëpunimi në mes të Malit të Zi dhe Kosovës filloi në vitin 2010 dhe që sot egzistojnë të arritura konkrete si rezultat i këtij bashkëpunimi. Ajo falenderojë sturkturat operative të programit, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të zi, Zyren e Bashkim Evropian në Kosovë dhe Sekretariatin e përbashkët teknik, të cilët vënë përpjekjet e tyre për të arritur këto rezultate. Ajo inkurajoi të gjithë aplikantët potencialë që të konsiderojnë hartimin e projekteve të përbashkëta me komunat dhe institucionet komunale që janë pjesë e Programit, pasi ato garantojnë qëndrueshmëri më të madhe të projekteve pas përfundimit të zbatimit. Poashtu, ajo shpreson se edhe aplikantët e tjerë potencial gjithashtu do të aplikojnë në kuadër të kësaj Thirrje.
Vuçiq Qetkoviq, Shefi i Strukturës Operative të Malit të Zi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën dhe shprehu kënaqësinë e tij me faktin se sot është promovuar Thirrja e Dytë për Propozime në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA – Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. Ai vlerësoi se bashkëpunimi i mirë midis këtyre dy vendeve rezultoi në kontraktimin e shtatë projekteve brenda Thirrjes së parë, me vlerë totale prej 2.02 milion euro. Ai kujtoj se në kuadër të Thirrjes së Parë, gjithësej 75 projekt-propozime u dërguan me fonde të kërkuara 10 herë më të larta sesa ato që ishin në dispozicion, gjë që tregon nevojën dhe interesin e përfituesve potencialë në të dy anët e kufirit për të zbatuar së bashku projekte që do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën kufitare, e cila është gjithashtu një nga qëllimet themelore të programit. Ai informoi pjesëmarrësit se kjo Thirrje është përqendruar në dy prioritete tematike të lidhura me punësimin, mobilitetin e punës dhe përfshirjen sociale dhe kulturore në të dy anët e kufirit, si dhe me promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore, me fonde prej 2.04 milion euro në dispozicion, dhe se afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 prill 2019.

Me këtë rast, Agron Hoti, përfaqësues i zyrës së NIPAC-ut në Ministrinë e Integrimit Evropian të Kosovës, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për interesimin e tyre dhe shprehu bindjen se tendenca e interesit të lartë të aplikantëve potencial do të vazhdojë. Ai shpresoj që brenda kësaj thirrjeje do të ketë ide të suksesshme të projektit dhe projekte që do të jenë të qëndrueshme dhe që do të sjellin përfitime për qytetarët që jetojnë në zonën ndërkufitare.
Në emër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Bruca, kreu i Departamentit për Bashkëpunim, vlerësoi suksesin e vazhdueshëm të Malit të Zi në programet dypalëshe, pasi që kjo tashmë është Thirrja e tretë e shpallur me radhë në kuadër të programeve të perspektives së re financiare. Ai shtoi se është përparim veçanërisht i lavdërueshëm, duke pasur parasysh se Ministria e Financave e Malit të Zi, në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane, merret me kontraktimin fonde evropiane nën menaxhimin indirekt. Ai theksoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Republikës së Kosovës është provuar të jetë një partner i suksesshëm dhe se ka bashkëpunim të mirë mes dy vendeve. Ai i informoi pjesëmarrësit se Bashkimi Evropian për perspektivën 2014-2020 ka ndarë 8.4 milionë euro për mbështetje dhe projekte brenda këtij Programi për prioritetet tematike të lidhura me punësimin, turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Pas fjalëve hyrëse, Sanja Todoroviq, shefja e Sekretariatit të përbashkët teknik, shkurtimisht prezentoi qëllimet, fondet dhe regullat e përgjithëshme të Thirrjes së dytë.
Konferenca u ndoq nga gjithsej 119 pjesëmarrës nga të dyja anët e kufirit duke përfaqësuar strukturat operative, komunat, institucionet/ndërmarrjet lokale dhe nacionale, institucionet arsimore, sektorin e shoqërisë civile dhe mediat.