970×90
970×90
970×90
970×90

“Bashës i është refuzuar viza nga SHBA”, Harxhi: Informacionin e kam nga burime diplomatike

“Bashës i është refuzuar viza nga SHBA”, Harxhi: Informacionin e kam nga burime diplomatike

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, pas përfundimit të takimit me anëtarët e PD-së në Korçë, ka folur për mediat, ku është shprehur sërish se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

E pyetur nga gazetarët se ku bazohej informacioni i saj, Harxhi deklaroi se e ka marrë këtë informacion nga burime të ndryshme, përfshirë edhe ato diplomatike.

Ju thatë për zotin Basha se nuk lejohet të futet në SHBA, mbi çfarë informacionesh apo burimesh e bazoni deklaratën tuaj?

-Burime dhe informacione të ndryshme duke përfshirë edhe ato diplomatike.

Ju thoni gara nuk është e barabartë, a është e tillë dhe sa ju penalizon juve dhe kandidatët e tjerë?

-Gara është e pabarabartë jemi të gjithë të penalizuar, përveç kryetarit të partisë sepse kryetari i partisë e afroi datën e zgjidhjeve për në 14 qershor, në vend që të ishte një datë që do të shtyhej pas një analize të plotë dhe të thellë të Partisë Demokratike. Por pavarësisht kësaj gare e cila është e pabarabartë dhe e padrejtë në të njëjtën kohë, unë i kam hyrë kësaj gare dhe do të vazhdoj deri në fund, pavarësisht procesit sepse e kam thënë disa herë edhe në media unë e sfidoj këtë garë pavarësisht pabarazisë së saj. Pavarësisht mungesës së listave, komisionerëve, anëtarëve të komisionit unë do të vazhdoj pasi kërkoj reformimin e thellë të Partisë dhe ringritjen e saj mbi idealet e 90-ës. Unë ndjehem e penalizuar nga vendimet jo statutore që ka marrë kryesia e partisë dhe kryetari i partisë në të njëjtën kohë, por nga ana tjetër mendoj që ja vlen pasi unë ja dedikoj këtë garë demokratëve.

Nëse rezultati nuk është ai që prisni, çfarë do të ndodhë në PD?

-Këtë nuk e di, nëse PD do të vazhdojë në një spirale të tillë politike siç është edhe tani me kryetar i cili ka 4 humbje dhe 3 fitore si kryetar humbës. Por gjithsesi unë do të vazhdoj punën time brenda PD-së për ta rikthyer sërish në pushtet, në një kohë sa të mëparshme. Do të qëndroj brenda strukturave të partisë dhe do të vazhdoj me propozimet e mia, por besoj se kjo nuk do të ndodhi pasi në datën 13 qershor do të ketë surpriza shumë të këndshme.

Related posts