970×90
970×90
970×90
970×90

Basha: Rama, një plaçkitës! Populli do t’i tregojë vendin

Basha: Rama, një plaçkitës! Populli do t’i tregojë vendin

Lulzim Basha doli në mbrëmje nga selia e Partisë Demokratike për të ripërsëritur kërkesën për lirimin e personave të arrestuar nga policia në Kukës për protestën e së shtunës. Basha e quajti antikushtetues ndalimin e tyre.
“Janë rrëmbyer në mes të natës, pa paraqitur asnjë urdhër ndalimi, asnjë urdhër arresti dhe janë sjellë në Tiranë. Kjo përbën një vepër të rëndë penale të heqjes së paligjshme të lirisë. Këshilltarët kanë kallëzuar për këtë policinë dhe Prokurorinë e Kukësit. S’do të tërhiqemi deri kur ata që janë përgjegjës të japin llogari”, u shpreh ai.
Kryetari i PD-së thotë se parësore për Prokurorinë nuk duhet të jenë qytetarët hallexhinj, por krimi i organizuar.
“Janë dhjetra kriminelë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtarë, por policia mbrëmë u hodh me urdhër politik të Edi Ramës, e armatosur dhe e blinduar. Policia dhe Prokuroria e Edi Ramës janë hedhur në akte tipike për diktaturat. Ushtrimi i terrorit ndaj banorëve të Kukësit synon që të nënshtrohen dhe të mos ngrenë zërin kundër bandës që i plaçkit çdo ditë”, deklaroi Basha.
“Prokuroria duhet të shpallë prioritet luftën kundër drogës, krimit të organizuar, dosjet e Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Habilajve dhe kriminelëve të tjerë duhet të jenë fokusi i punës së saj. Qytetarët të mos tërhiqen nga të drejtat e tyre legjitime dhe demokratike. Rama po lufton për paratë e korrupsionit që po mbush xhepat e tij dhe të bandës së tij. Rama është një plaçkitës dhe populli do t’i tregojë se ku e kanë vendin plaçkitësit”, vijoi kreu i PD.

Related posts