970×90
970×90
970×90
970×90

Basha paralajmërim të fortë Ramës: Ajo që nisi nga Kukësi nuk do të ndalet

Basha paralajmërim të fortë Ramës: Ajo që nisi nga Kukësi nuk do të ndalet

“Ajo që ka nisur nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet”.

Kështu u shpreh ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha nga Shkodra, teksa përkujtonte 4 të vrarë në ngjarjen e 2 prillit të vitit 1991.

“Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij. Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD-së dhe gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin. Zotohem se që nga kryeministri deri te punonjësi i thjeshtë i administratës do të japë llogari. Të zotohemi të çlirojmë ekonominë”, tha Basha.

Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, e cila sipas tij, është e dendur me kokainë, bashkëpunëtor të grupeve kriminale.

“Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal, politikanë oligarkë, kriminelë kanë kapur shtetin ekonominë dhe gjithë Shqipërinë. Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria merr fund, ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomikë”, tha Basha më tej.

Para dy ditësh, protestues të shumtë i kanë vënë flakën kabinës ku bëhen pagesat në rrugën e Kombit.

Irritimi i tyre erdhi pas vendimit të qeverisë se për të kaluar në rrugën e Kombit duhet të paguash nga 5 euro deri në 44 euro.

Related posts