970×90
970×90

“Basha nesër jep dorëheqjen në gjykatë dhe cakton Alibeajn”, Berisha: Kandidatët e tyre janë të Ramës

“Basha nesër jep dorëheqjen në gjykatë dhe cakton Alibeajn”, Berisha: Kandidatët e tyre janë të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar sot vendimin për të dalë me kandidatë koalicioni në zgjedhjet e 14 majit, për shkak se nuk përdor dot logon dhe vulën e Partisë Demokratike pas vendimit të fundit të Apelit.

Gjatë mbledhjes u diskutuan dy teza se si kandidatët do të regjistrohen në zgjedhje, ku e para ishte përmes koalicionit, ndërsa tjetra si të pavarur, por në fund u vendos që të ndiqet e njëjta strategji si vitin e shkuar.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se Berisha ka përmedur edhe Lulzim Bashën, i cili edhe pse ka dhënë dorëheqjen vijon të jetë de juro kryetar i PD.

Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet ne faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykates dhe ata ( grupimi Bashes) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Neser ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo ska bazë ligjore. Qellimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund ti çohet dosja nga e para per larje parash.Nga 720 mije dollare vetem 25 mije dollare kane hyre në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk eshte bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorezuar raportin para 2-3 ditesh”, është shprehur Berisha.

Ndërkohë sa i përket marrdhënieve me Alibeajn, Berisha ka theksuar se pavarësisht se u përpoq të gjente një gjuhë të përbashkët, çdo gjë ishte e kot. Sipas tij çdo kandidat i Alibeajt dhe Bashës është kandidat i Edi Ramës.

Ndërsa ju ka bërë thirrje deputetëve demokratë që t’i bashkohen, duke lënë jashtë kësaj ftese vetëm Bashën dhe Alibeajn.

Related posts