
Këngëtari Bardh Ramadani i cili jeton në Zvicër, kohën e fundit është mjaft aktiv në industrinë muzikore shqiptare. Pas publikimit të projekteve, “Ajo” në duet me Hekuran Krasniqin dhe kënga ‘Dashnia Jem’, Bardhi sapo ka lansuar projektin e radhës duet me këngëtarin Shkumbin Kryeziu. Me tekst te Ilir Beranit dhe muzik nga Ardian Kastrati ndërsa i gjithë projekti me videoklip është realizuar nga produksioni “Labia”, shkruan Gazeta Projekti.