970×90
970×90

Barcelona përgatit ofertë për yllin e Real Madridit

Barcelona përgatit ofertë për yllin e Real Madridit

Barcelona është duke bërë një lëvizje sensacionale për yllin e Real Madridit, Marco Asensio.

Skuadra e Xavi Hernandez do të vazhdojë të përforcohet sapo të hapet afati kalimtar i janarit dhe spanjolli është në listën e katalunasve.

Asensio ka më pak se një vit të mbetur në kontratë dhe sipas “Mundo Deportivo”, 26-vjecari mund t’i bashkohet rivalit të përbetuar.

Asensio ishte i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu” gjatë këtij afati veror, por një lëvizje e tillë asnjëherë nuk u realizua, kësisoj mund të bëhet agjent i lirë në verën e ardhshme.

Ai ka vuajtur për minuta këtë edicion nën urdhrat e Carlo Ancelottit, derisa është parë duke u ankuar në fitoren e Realit ndaj Mallorcas.

Barcelona në anën tjetër, përforcoi skuadrën me yje si Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde, derisa vazhdojnë përpjekjet që të përmirësojnë situatën finanicare që kanë pasur në vitet e fundit.

Blaugranasit do të vazhdojnë të shpenzojnë që të luftojnë për trofe në Evropë, edhe pse problemet kryesore mbesin jashtë fushës.

Thuhet se klubi është i interesuar për Asensio për shkak të moshës, nivelit të aftësive dhe përshtatshmërisë taktike të tij. Ata thuhet se e shohin atë si një lojtar të pjekur me shumë hapësirë ​​​​për t’u përmirësuar ende.

Asensio ka shënuar 50 gola në 239 ndeshje për Madridin që nga bashkimi në 2014, por duket gjithnjë e më shumë e mundshme që e ardhmja e tij të jetë diku tjetër, me interes të lartë edhe nga ligat e tjera evropiane.

Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse Asensio do të pranonte kalimin te Barcelona, edhe pse një veprim i tij e zemëroi mjaftë shumë klubin kur hyri nën menaxhimin e Jorge Mendes, i cili nuk ka lidhje shumë të mira me “Galaktikët” pas situatës së Cristiano Ronaldos në vitin 2018.

Related posts