
Në “Camp Nou”, Barcelona priti skuadrën modeste të Huesca-s. Ishte ndeshja përmbyllëse e javës së 27-të në La Liga.
Katalunasit nuk kishin vështirësi në asnjë moment gjatë ndeshjes, duke dominuar që nga fillimi.
Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte i përhershmi Lionel Messi.
Argjentinasi me një super gol nga jashtë zonës i japi epërsinë katalunasve në minutën e 13-të.
Ndeshja vazhdoi me dominim total të Barcëlona-s, dhe goli i dytë erdhi nga këmbët e Griezmann në minutën e 35-të.
Kur pjesa e parë po mbyllej me rezultat 2-0, një penallti e dyshimtë u akordua për Huesca-n, dhe mysafirët ngushtuan rezultatin në 2-1 përmes Rafa Mir.
Pjesa e dytë ishte histori e njejtë, me dominim të madh të Barcelona-s.
Ishte Mingueza që gjeti golin e parë me Barcelona-n pas asistimit të të jashtëzakonshmit Messi.
Pikërisht argjentinasi ishte ai që mbylli ndeshjen me golin e dytë personal në minutën e 90-të.
Me këtë dy golësh, Messi ngjitet në kuotën e 21 golave në La Liga.
Barcelona afrohet vetëm katër pikë me Atletico Madrid-in, dhe tani me tre ekipet e para që kanë vetëm gjashtë pikë diferencë me njëra tjetrën, lufta për titull në Spanjë është krejtësisht e hapur.