970×90
970×90

Barcelona e shpëton një pikë ndaj Valencias, falë Messit

Barcelona e shpëton një pikë ndaj Valencias, falë Messit


Barcelona arriti t’i shpëtojë humbjes dhe ta nxjerrë një pikë në ndeshjen kundër Valencias, e cila përfundoi me rezultat 2:2, falë dy golave të shënuar nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Pjesa e parë nuk shkoi sipas planeve të trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, pasi që skuadra e tij ishte duke humbur me rezultat 2:0 deri afër fundit të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Barcelona kishte mjaft shumë raste të mirë për të shënuar gol, mirëpo kundërshtarët e tyre u treguan më të saktë, pasi që fillimisht Kevin Gameiro dhe pastaj Dani Parejo, nga pika e penalltisë, arritën t’i kalojnë mysafirët në epërsi.

Vetëm shtatë minuta më vonë, gjyqtari e akordoi një penallti edhe për Barcelonën dhe vetëm disa sekonda më vonë, Messi e ngushtoi rezultatin e ndeshjes duke e mposhtur portierin Neto.

Kjo nuk ishte e gjitha për Messin për këtë ndeshje, pasi që argjentinasi arriti ta dëshmojë veten edhe në pjesën e dytë, kur e shënoi golin e barazimit, në minutën e 64-të të ndeshjes, këtë herë nga jashtë zonës së portierit.

Përkundër që rezultati i kësaj ndeshjeje mund të kishte qenë më i mirë për katalonasit, ata nuk pësojnë ndonjë ndëshkim të madh për dy pikët e humbura, pasi që vazhdojnë ta mbajnë vendin e liderit në La Liga. /

Related posts