970×90
970×90

Barcelona dhe Real Madridi ndahen baras pa gola për herë të parë që prej vitit 2002

Barcelona dhe Real Madridi ndahen baras pa gola për herë të parë që prej vitit 2002

Barcelona dhe Real Madrid janë ndarë baras pa gola në El Clasicon e parë të këtij viti, për herë të parë në La Liga që prej El Clasicos së vitit 2002.

Barcelona mbetet lidere e La Ligës, por me pikë të barabarta me Real Madridin, që nënkupton se gara për titull mbetet tejet e ngushtë dhe facinuese, raporton Gazeta Express.

Klubi katalonas është lider falë goldallimit më të mirë se madrilenët dhe këto dy ekipe prijnë me nga gjashtë pikë më shumë se përcjellësit e parë.

Hera e fundit që Barça dhe Reali luajtën baras pa gola në La Liga ishte 23 nëntori i vitit 2002 në Camp Nou. 

Takimi i 179-të në La Liga mes tyre ishte caktuar të luhej më 26 tetor, por u shty deri më 18 dhjetor për shkak të trazirave civile në Katalonjë.

Më së afërmi shënimit në këtë takim ishte Gareth Bale, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Asistuesi i tij, Ferland Mendy, u gjykua të ishte në pozitë jashtë loje para se pasonte te uellsiani. 

Skuadra e Zinedine Zidane e dominoi kundërshtarin në pjesën e parë, por dështoi të shënojë përkundër rasteve të shpeshta.

Gerard Pique u desh ta largojë një top nga vija e portës për ta shpëtuar Barçës nga pësimi i golit, ndërkohë që të njëjtën e bëri edhe Sergio Ramos duke e ndalur goditjen e Lionel Messit.

Federico Valverde dhe Karim Benzema e rrezikuar disa herë portën e Marc-Andre Ter Stegen.

Ndërkohë, Jordi Alba e humbi mbase mundësinë më të mirë në ndeshje, duke mos shënuar përballë Thibaut Courtois pas një pasimi magjik nga Messi.

Pjesa e dytë ishte më e plogësht dhe me më pak raste shënimi.

Related posts