Analisti Bleron Baraliu me ironi ka ftuar Qeverinë e Albin Kurti që t’i testojë një pjesë të stafit.
Duke folur për një test që po mbahet në Prishtinë për të rinj rreth aftësive analitike dhe emocionale, ai ka përmendur edhe kryeministrin Kurti.
Baraliu ka ftuar Kurtin që t’ua bëjë testimet e njëjta stafit, dhe e ka përmendur edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“E ftoj qeverinë Albin Kurti që të njëjtat testime t’ua shtrojnë gjithë stafit- sidomos këtyre që na përfaqësojnë jashtë, si Donika etj. Bile ta dijmë ku jemi. Shpenzimet i mbulojmë ne” – ka shkruar ai.