
Lajmi i kobshëm për vdekjen e Kobe Bryant ka tronditur opionion e gjerë botëror.
Deri më tani është konfirmuar se në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e Kobe, Gianna.
Për vdekjen e Bryant kanë reaguar sportistët më të mëdhenj të botës, por edhe figura tjera nga sporti.
I fundit që ka reaguar për vdekjen e Bryant është edhe ish presidenti i Amerikës, Barack Obama, i cili ka shkruar në Twitter:
“Kobe ishte një legjendë në parket. Vdekja e Gianna është edhe më shkatërruese për ne si prindër. Michelle dhe unë i dërgojmë dashuri dhe lutje Vanessa dhe gjithë familjes Bryant në një ditë të pamendueshme”, shkroi ai.