Banka ProCredit ka avancuar shërbimet që ofrohen përmes Pikave të Shitjes (POS), tani klientëve ju ofrohet mundësi për tërheqjen e parave të gatshme nga arkat e 125 tregtarëve në gjithë Kosovën, pas pagesës me kartelë të debitit për mallin e blerë apo shërbimin e bërë. Ky shërbim ofrohet falas për klientët e125 pikat/dyqanet ku mund të tërhiqen para kesh: Meridian Express, IP – KOS, Emona, Interex, Gorenje, Aztech, GreenPharmacy, Kastrati Pharmacy Liridoni Pejë,
Buquku Holiday Resort,Tropikal. Kush mund ta shfrytëzoj shërbimin:
– Mjafton të keni kartelë të debitit të bankës ProCredit dhe bëni së paku një blerje në pika të shitjes të bankës ProCredit
– Maksimumi i tërheqjes është deri në 200 Euro brenda ditës.