970×90
970×90
970×90
970×90

Banka ProCredit dhe Marigona Hill sh.p.k marrëveshje për financimin e klientëve me normë efektive 3.7%

Banka ProCredit dhe Marigona Hill sh.p.k marrëveshje për financimin e klientëve me normë efektive 3.7%



Banka ProCredit dhe Marigona Hill sh.p.k nënshkruajnë marrëveshje për financimin e klientëve të bankës për blerjën e banesës/shtëpisë në lagjen Marigona Hill me kushte preferenciale.

Banka ProCredit mbështet financimin deri në 80% të çmimit të shitblerjes së patundshmërisë në Marigona Hill me normë efektive të interesit 3.7%.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes drejtoresha gjenerale e bankës ProCredit znj.Eriola Bibolli ka thënë “Banka ProCredit për klientët e saj privatë në vazhdimësi ka avancuar shërbimet kreditore, ato hipotekare për shtëpi/banesë sepse jemi të bindur që kreditë për këtë destinim i shtojnë vlerë një familjeje duke siguruar vendbanim por në të njëjtën kohë kohëzgjatja e kthimit të këtyre kredive imponon kulturë kursim; Duke qenë në linjë me këtë, me kënaqësi e them që kemi.

ProCredit Bank Sh.A, Zyra Qendrore- Bulevardi Nënë Tereza Nr.16, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës​ ofertën më të mirë të kredive hipotekare në treg,  me kohëzgjatje deri në 20 vjet dhe normë efektive të interesit 3.7%.

“Jemi shumë të gëzuar që klientët tanë do të kenë edhe një mundësi fantastike për të mbështetur investimin e tyre dhe realizimin e ëndrrës për të qenë pjesë e komunitetit të lagjes Marigona Hill”, u shpreh z.Uragan Alija, Drejtor i Përgjithshëm i Marigona Hill.

Sipas z. Alija, projekti Marigona Hill është i shtrirë në 16.2 hektarë dhe do të ketë: 90 shtëpi, 115 tarracierë, 315 banesa dhe 100 lokale afariste dhe ambiente biznesi.

Lagja “Marigona Hill” është paraparë të ndërtohet me standarde të larta ekologjike. Rrjedhimisht edhe kreditë e financuara nga banka ProCredit do të klasifikohen pjesërisht si Eko kredi/investime.

Për më shumë rreth ofertës kreditore të bankës www.procreditbank-kos.com

Për më shumë rreth lagjes Marigona Hill www.marigonahill.com

Related posts