970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Banka Botërore miraton 89 milionë dollarë për Kosovën për dy projekte

Banka Botërore miraton 89 milionë dollarë për Kosovën për dy projekte

Banka Botërore tha se bordi i saj i drejtorëve ekzekutivë ka miratuar ndihmën financiare për dy projekte të reja në Kosovë me vlerë gjithsej 89.7 milionë dollarë (87.2 milionë euro).

Dy projektet synojnë forcimin e konkurrencës së sektorit privat dhe konektivitetit.

Banka Botërore do të mbështesë Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar, me vlerë 52 milionë dollarë, dhe Projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit, me vlerë 37.7 milionë dollarë përmes kredisë koncesionare nga Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), tha huadhënësi global në një deklaratë për shtyp të enjten.

Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar synon të rrisë stabilitetin financiar. Projekti do të forcojë mjedisin financiar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke ndarë kapital për garanci kredie përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive, duke tërhequr potencialisht afro 200 milionë dollarë në investime të sektorit privat.p

Projekti do të ndihmojë gjithashtu Ministrinë e financave, Punës dhe Transfereve në krijimin e një Banke Kombëtare për Zhvillim, e cila do të financojë projekte zhvillimore që përputhen me prioritetet e qeverisë.

Projekti i dytë, do të financojë infrastrukturën dhe sistemet e IT-së për të ulur kostot tregtare dhe për të rritur efikasitetin në transport, duke rritur tregtinë ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje.

Related posts