![Banjska: Njësia Speciale kryen bastisje në veri](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_9448.jpeg)
Policia e Kosovës është duke kryer sërish bastisje në veri të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Paparacin se hetimi në fjalë ka të bëjë me rastin e Banjskës.
Kontrolli është kryer në një nga hyrjet e objektit afër Srezit në Mitrovicë të Veriut, në rrugën kryesore, në afërsi të komisariatit. Përveç automjeteve policore, ka edhe automjete të EULEX-it.
“Jemi duke zhvilluar disa bastisje në veri të Mitrovicës në lidhje me rastin Banjska dhe deri në këtë moment nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.
Kujtojmë se më 24 shtator, një formacion ushtarako-policor serb ka organizuar një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.