

Pista kryesore e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës, mendohet të jetë përplasja mes bandave.
Sipas informacioneve paraprake, vrasja e djeshme është vazhdimësi e ngjarjeve kriminale.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kiras”, ku 19-vjeçari Erjon Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali.
Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.
Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. /Euronews Albania/