970×90
970×90

Ballkanit ia shohin hajrin klubet kosvare, falë suksesit të tij, përfitojn 600 mijë euro nga UEFA

Ballkanit ia shohin hajrin klubet kosvare, falë suksesit të tij, përfitojn 600 mijë euro nga UEFA

Ballkani arriti suksesin historik duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Suhareka arkëtoi rreth 4 milionë euro për këtë arritje, por suksesit të tyre do t’ju gëzohen edhe klubet e tjera në Superligën e Kosovës.

Kjo pasi që UEFA do të ndajë 600 mijë euro për to, rreth 60 mijë euro për secilin ekip.

Pra, një arritje historike e kampionëve të Kosovës, ka bërë që edhe klubet tjera të përfitojnë financiarisht.

Kujtojmë që së fundmi falë suksesit të Ballkanit, edhe Superliga e Kosovës ka shënuar një ngritje historike në ligat evropiane.

Kosova aktualisht renditet liga e 33-të në Evropë.

Sa i përket Ballkanit, ata do të debutojnë në grupet e Ligës së Konferencës këtë të enjte, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj rumunëve të Cluj.

Përveç tyre, në grup me Ballkanin janë edhe çekët e Slavia Praga-s dhe Sivaspor nga Turqia.

Related posts