
Vesel Limaj është përforcimi i radhës i Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, shkruan Gazeta Projekti.
26-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës nga Superliga e Rumanisë, Hermannstadt.
Ai më herët ka luajtur edhe te Tirana, Kukësi dhe Bylysi në Shqipëri.
Limaj ka qenë pjesë edhe e skuadrës austriake, Horn, si dhe pjesë e të rinjve te klubet gjermane; Hamburg, Energie Cottbus, TeBe Berlin dhe BFC Dynamo.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):
“Edhe një kampion i bashkohet shtëpisë së kampionëve
Kemi kënaqësinë që t’u bëjmë me dije se mesfusha jonë është përforcuar me Vesel Limaj, kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë e fitues i Superkupës, si dhe triumfues me Kukësin në Kupën e Shqipërisë.
Limaj vjen në Suharekë nga Rumania, ku mbrojti ngjyrat e FC Hermannstadt.
Mirë se vjen në shtëpinë tuaj Vesel Limaj”.