
Skuadra e Ismet Munishit pati një pjesë të parë të jashtëzakonshme, duke e dominuar Feronikelin.
Mirlind Daku në minutat 6’ dhe 24’, shënoi për epërsinë 2:0 në pjesën e parë.
Në minutën e 63’, Daku kompletoi ‘het-trikun’, duke shënuar për 3:0.
Fundi i ndeshjes ishte i vështirë për Ballkanin, me Feronikelin që shënoi dy gola.
Ishte Marclei që shënoi në minutat 85’ dhe 88’.
Pavarësisht përpjekjeve të Feronikelit, rezultati mbeti i pandryshuar, me Ballkanin që merr edhe fitoren e dytë, në po kaq ndeshje. /Gazeta Projekti/