970×90
970×90

Ballkani rikthehet aty ku e ka vendin

Ballkani rikthehet aty ku e ka vendin

Rikthehet energjia e suksesit te Ballkani i Suharekës, ku sot shënuan fitore modeste ndaj Trepçes, ata kaluan në avantazh me Jetmir Topallin (19’), para se nga penalltia Arb Manaj (23’) të barazonte rezultatin.

Gola nuk pati gjerë në minutat e fundit, kur Ermal Krasniqi (78’) riktheu epërsinë e skuadrës së tij.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Mirlind Daku (87’) që shënoi për 3:1.

Ballkani vazhdon të jetë në pozitën e tretë me 49 pikë, tre më pak se lideri Drita.

‘Xehtarët’ ndërkohë bëjnë hap prapa për mbijetesën, ku në vendin e nëntë tubojnë 27 pikë. 

Related posts