
Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të javës së 12-të të Superligës.
Ballkani po avancon ndaj Dritës në ndeshjen kryesore të xhiros, por edhe të pjesës së parë të sezonit në përgjithësi.
Therandasit e shënuan golin e epërsisë 1:0 përmes Lumbardh Dellovës, që e lëshoi një “perlë” nga gjuajtja e lirë.
Nga ana tjetër, gjilanasit e bënë një pjesë të mirë mjaft të mirë, por nuk ia dolën të shënonin.
Ndërkohë, pjesën e parë në epërsi prej 1:0 e mbylli edhe Gjilani ndaj Feronikelit falë golit të Ismajlit, të shënuar në minutat shtesë.
Kurse, 45 minutëshi i parë në duelin Malisheva – Prishtina u mbyll pa gola, 0:0, ndonëse ekipet i patën rastet e tyre.