970×90
970×90

Ballkani mëson kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Ballkani mëson kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Kampioni i trefishtë i Kosovës, Ballkani, ka mësuar kundërshtarin e mundshëm për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do të përballet me fituesin e përballjes mes Floriana nga Malta dhe Haverfordwest County nga Uellsi, që do të takohen fillimisht në raundin e parë të kësaj gare.

Ballkani do të hyjë direkt në fazën e dytë falë paraqitjeve të qëndrueshme në vitet e fundit dhe rankimit më të lartë në krahasim me disa skuadra të tjera pjesëmarrëse.

Pritet që ekipi i trajnerit Orges Shehi të përgatitet maksimalisht për këtë sfidë, me qëllim që të sigurojë një tjetër kualifikim dhe të mbajë gjallë ëndrrën e rikthimit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshjet e raundit të dytë do të zhvillohen më 25 korrik ndeshja e parë dhe 1 gusht ndeshja e kthimit.

Ballkani do të luajë ndeshjen e parë si mysafir, ndërsa kthimin në stadiumin e vet.

Related posts