
Këtë të martë të 14 qershorit në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të parë eleminator në UEFA Champions League.
Tre skuadrat shqiptare që kanë dale kampione, përkatësisht Tirana në Shqipëri, Ballkani në Kosovë dhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.
Tirana do të ketë përballe skuadrën nga Luksemburgu të F91 Diddeleng.
Ballkani përballet me lituanezët e Zalgiris. Shkruan Gazeta Projekti.