970×90
970×90

Ballkani kualifikohet në play-off të Ligës së Konferencës

Ballkani kualifikohet në play-off të Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka kryer me përpikëri punën në ndeshjen e kthimit ndaj Lincoln Red Imps, duke fituar në udhëtim me rezultat 3:1, kështu duke siguruar play-offin e Ligës së Konferencës, me vetëm dy ndeshje larg grupeve të garës së tretë më të rëndësishme evropiane.

‘Xhebrailat’ dominuan tërësisht takimin ashtu si në ndeshjen e parë, duke mos e vënë në rrezik kalimin e xhiros së tretë kualifikuese asnjëherë.

Pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2:0 me golat e Meriton Korenicës e Lorenc Trashit, një tjetër paraqitje e mirë u tregua sot nga lojtarët e udhëhequr nga Ilir Daja.

Ndonëse Kampioni i Kosovës, Ballkani, u tregua tejet e rrezikshme në pjesën e parë, me anë të rasteve të Nazmi Gripshit që goditi shtyllën, pastaj me Korenicën e të tjerët, rezultati nuk ndryshoi, duke shkuar në pushimin prej 15 minutave me rezultat 0:0.

Por ashtu si në ndeshjen e zhvilluar në Fadil Vokrri, Ballkani rrugën e golit në pjesën e dytë.

Ishte fillimisht Meriton Korenica që shënoi gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca, pasi pranoi një pasim nga Nazmi Gripshi për rezultatin 1:0 në minutën e 48-të.

Ballkani dyfishoi epërsinë në minutën e 64-të, kur Bleart Tolaj asistoi për kapitenin Edvin Kuc, që bëri një depërtim të bukur në zonë për ta çuar rezultatin në 2:0.

Vendasit dhanë shenja jete vetëm dy minuta më pas, kur arritën ta ngushtonin rezultatin në ato rastet e paketa që iu ofruan. Juanmpe Rico shënoi për 2:1 në minutën e 64-të.

Qëndrim Zyba u përkujdes për rezultatin përfundimtar, kur shënoi për 3:1 në minutat shtesë, për t’i dhënë fundin kampionit të Gjibraltarit.

Me këtë rezultat përfundoi ndeshja në Victoria Stadium në Gjibraltar, me Ballkanin që kalon tutje në play-off pas rezultatit të përgjithshëm 5:1 nga 180 minuta lojë të zhvilluar.

‘Xhebrailat’ në fazën e fundit kualifikuese do të përballet me humbësin nga përballja Sheriff Tiraspol – Bate Borisov, me këta të fundit që janë kundërshtari më i mundshëm, pasi në ndeshjen e parë ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5:1.

Për Kampionin e Kosovës, kjo është vetëm pjessmarrja e dytë në kualifikime për gara evropaine, ku në rastin e parë shkroi historinë duke u kualifikuar në grupe të Ligës së Konferencës, e tani është rrugës që ta përsërisë të njëjtën gjë.

Related posts