
Ballkani do të zhvillojë nesër ndeshjen e kthimit ndaj Ludogoretsit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Ludogorets Arena”, nga ora 20:00, shkruan Gazeta Express.
Kampionët e Kosovës kanë njoftuar se kanë përfunduar seancën e fundit stërvitore dhe se futbollistët janë në gjendjen e tyre optimale, për të dhënë më të mirën e mundshme.
Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e fitoi ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, me rezultat të pastër 2:0.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
“Shqiptarë ku do jeni,
Skuadra e ka përfunduar stërvitjen në stadiumin Huvepharma Arena në Razgrad, aty ku nesër e luajmë aktin e dytë ndaj kampionëve bullgar, Ludogorets.
Futbollistët janë në gjendjen e tyre optimale, për të zbritur nesër mbrëma në këtë fushë dhe për ta dhënë më të mirën e mundshme nga vetja, në kërkim të kalimit në rrethin e dytë kualifikues në UEFA Champions League”.