
Thirrjet e shumta për të ndihmuar ekipin në tribuna nuk bënë punë për Ismet Munishin dhe lojtarët e tij.
Prishtina u mposht në “Fadil Vokrri” nga Ballkani me rezultat 0-1, në ndeshjen e javës së pestë të Superligës.
Ende pa filluar loja pati përleshje, ku tifozët vendas sulmuan ata mysafir në tribuna, por edhe ky sulm vulgar nuk i ndihmoi Prishtinës.
Albion Rrahmani tregoi edhe një herë se është shëndrruar në një sulmues të klasit botërorë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, ai shfrytëzoi një krosim të artë nga Armend Thaçi dhe vulosi ndeshjen.
Me këtë fitore, Ballkani është në vendin e dytë me 9 pikë por ka dy ndeshje më pak se Gjilani. / Gazeta Projekti /