
Ballkani e ka përmbysur Llapin në Podujevë, ndaj të cilit po avancon me rezultat 2:1.
Llapjanët avancuan të parët me golin e Festim Alidemës, të realizuar në minutat e parë të lojës përmes penalltisë, shkruan “Gazeta Express”.
Por, kampioni aktual i Kosovës i hyri furishëm pjesës së dytë duke e barazuar fillimisht rezultatin me anë të Albion Rrahmanit, të shënuar në minutën e 53-të.
Kurse, golin e dytë të therandasve e shënoi Meriton Korenica në minutën e 62-të.
Ballkani me këtë rezultat vazhdon ta ruajë epërsinë dypikëshe ndaj Dritës, e cila po ashtu po fiton në derbin e Anamoravës me Gjilanin, 1:0.