970×90
970×90
970×90
970×90

Bajrami: LDK’ja bindshëm e para, partia e dytë sa gjysma jonë

Bajrami: LDK’ja bindshëm e para, partia e dytë sa gjysma jonë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet tash, LDK do të fitonte bindshëm.

“Partia e dytë nuk është as sa gjysma jonë”, është shprehur ajo.

“Të gjitha sondazhet na qesin partinë e parë. Sipas matjeve të fundit ne nuk do të kemi nevojë për Partinë Demokratik të Kosovës fare që të bëjmë koalicion”, ka thënë Bajrami në Klan Kosova.

Ajo ka folur edhe për mundësinë që LDK-ja ta rrëzojë qeverinë. Ka thënë se votëbesimi është opsion.

“Janë edhe dy-tri parti parlamentare që do t’i organizojnë tryezat për partitë. Nëse dështojnë këto tryeza, atëherë LDK-ja e ka opsionin e mocionit të votëbesimit”.

“Nëse ju keni qeveri me Listën Serbe, përse edhe një parti tjetër mos ta shfrytëzojë votën e tyre?” i ka thënë Bajrami deputetes së PDK-së, Blerta Deliut, derisa po debatonin në Info Magazine.

“Madje ka mundësi që nuk na nevojiten fare votat e Listës Serbe, pasi kemi përkrahje nga partitë shqiptare”.

 

Related posts